Historia e arkitekturës së renesancës, perfishn periudhen prej fillimt te shekullit 15-të, deri në shekullin 17-të. Poashtu, kjo periudhë kur mori hov zhvillimi industrial e kulturor përkatësisht shekulli XVII mund të cilësohet si epoka e pare modern, pasi që gjatë kësaj kohe u bënë zbulime të shumëta shkencore që mundësuan në ngritjen e vetëdijës mbi botën dhe patën ndikim në artin e kohës, gjithashtu u bë forcimi i ideologjisë feudale fetare. Arti barokien u përcaktua në shumë aspektt nga religjoni, mirëpo edhe pas reformimeve shtetet e Barokut mbeten katolike ,artistët e këtij periudhe thyen konventat maneriste duke krijuar stilin e ri që nga filozofët përshkruhet si deforimi i të menduarit njerëzor. Në barok arti do t’i integrohet në një ansambel dekorativ , arkitektura dhe skulptura bëhen piktoriale ndërsa piktura mbetet iluzioniste. [1]
Këtu përmenden disa nga vlerat e veprave me të rëndësishme të kësaj periudhe , përkatësisht zhvillimi i stilit të ri që në Romë zgjati plotë dy shekuj duke dëshmuar edhe njëherë për fuqinë që kishe Italia në fushën e arkitekturës , e cili u krijua nga italianët dhe pushtoi tërë Evropën .
Vepra e autorit dhe thënja e tij thotë , “se nuk është mirë të ndjekësh të tjerët pasi mbetesh nën hije, edhe pse të rrezikosh nuk do të thotë që gjithnjë do të vlerësohesh , por vlera e asaj që bënë me kohë do të rritet”. Këto fjalë bën që arkitektura e Borrominit më vonë pas shumë shekujve të bëhet shembull i periudhës së barokut edhe pse në fillim ishte mjaftë i kritikuar .Borromini u bë një revulocionar për arkitektët e rinjë , pasi që kishe thyer të gjitha klishetë e këtij stili, duke kaluar klasikën dhe tradicionalën me arkitekturë inovative, e cila mund të vërehet te kryevepra e tij “San Carlo alle Quattro Fontane”. Cite error: The <ref>
tag name cannot be a simple integer (see the help page).
Duke iu falenderuar gjeometrisë dhe perspektivës të përdorur me mjeshtëri nga arkitekti, përveç vlerave arkitektonike këto vepra përbëjnë edhe shtysat e para drejtë një ndryshimi thelbësor në arkitekturë duke sjellur elemente të reja, format të lakuara,dinamizëm, të cilat më parë nuk ishin njohur nga arkitektët e kohës së tij. Cite error: The <ref>
tag name cannot be a simple integer (see the help page).
Përhapja dhe karakteristika e Barokut në Romë
editGjatë shekullit të 17-të , Italia perkatësisht Roma u bë përsëri qendër e madhe fetare dhe kulturore duke krijuar një stil të ri, i cili jetoi për dy shekuj me rradhë .Baroku, stili origjinal artistik lindur në Romë përfshin të gjitha aspektet e jetes: artin , modën , letërsinë , teatrin dhe muzikën. Elementet e Barokut janë të pazakonshme , origjinale , të parregullta , me stolisje të pasur dhe forma rrethore në lëvizje.Një ndër veprat e përkryera të Barokut në Romë është Sheshi Shën Pjetri në formë trapezoidi, i projektuar nga Gian Lorenzo Bernini. [2] Prej arkitekteve më të njohur të kësaj peridhe vlen të përmenden emrat si : Gian Lorenzo Bernin, Pietro da Cortona ,mirëpo si përfaqësues i Barokut cilësohej Francesco Borromini i cili i dha një frymë tërësisht të re këtij stili , të gjithë punuan në Romë dhe nën patronatin e papëve, mirëpo si paralajmërues i Barokut cilësohet Vignola me Kishën II Gesu dhe Pallatin Farneza dhe Della Porta me fasadën e Kishës II Gesu që shpreh mjaftë mirë kalimin nga Renesanca në Barok.[3] Arkitektura e cila u zhvillua në Romë gjatë periudhës së stilit të barokut karakterizohet me forma ovale si alternativa gjeometrike që njiheshin si format klasike të Barokut ,po ashtu në të gjitha objektet paraqitet ndjenja e lëvizjës , energjisë dhe tensionit , që në arkitekturë ky efekt do të arrihet me aplikimin e mureve të valëzuara ( konkave ose konvekse) dhe elementeve dekorative , ndërkaq në pikturë dhe skulpturë shprehet me kontrastin e hijës dhe dritës. Gjithashtu piktura në Barok cilësohej me paraqitjen e gjendjes shpirtërore ,kështu në vendet Romake Katolike paraqiten skena ekstaze , vuajtje apo të mrekullive. Element tjetër i barokut i cili ishte i përbashkët si për kisha ashtu edhe pallate ishin tavanet e pikturuara , duke e hapur tavanin drejt qiellit , përmes mjeteve që italianët e quanin “sotto in su”. [2] Baroku përveq që kishte pasur ndikim në pikturë , skulpturë , arkitekturë ai pati ndikim mjaft të madh edhe në muzikë. Në ambientet e kishave , pallateve të cilat ishin të pasura dhe të dekoruara me elemente dekorative të ngjyrës së bardhë dhe të arit bënë që të ngritet në përjetësi muzika e Monteverd-it , Vivald-it Mozart-it etj.Gjatë këtij shekulli përveq që u bë ndërtimi i kishave , Roma u pasurua edhe me villa luksoze , oborre e pallate . Me vonë u bë zhvillimi i teatrit dhe operës i cili u përhap si një art në tërë Evropën. [3]
Francesco Borromini (1599-1667)
editFrancesco Borromini ishte lindur në Ticion në vitin 1599. Ai që në moshë të re kishe shkuar në Milano që të studionte gurëgdhendje . Pas shumë vitesh trajnimi, ai shkon në Romë ku angazhohet si ndihmës nga kushëriri i tij Maderno i cili ishte arkitekt në kishën e Shën Pjetrit. Ai u angazhua të punonte Baldakin e kishës së Shën Pjetrit së bashku me Berninin , ky bashkëpunimi nuk zgjatë si pasojë e konflikteve dhe rivaliteti midis tyre për shkak të botëkuptimeve që patën për arkitekturën.Pas përfundimit së Baldakinit në kishën e Shën Pjetrit më 1633 ,Borrominit iu dha një post në univeristetin e arkitekturës në Romë ,ku filloi të punonte si arkitekt i pavarur.[4] Krijimet e tij të para ishin të jashtëzakonshme dhe sfidë për tradicionalën sic ishte kisha Romake San Carlo alle Quattro Fontane (1634-1648) dhe Sant ‘Ivo alle Sapienza (1642-1670). Borromini ishte ndikuar nga arkitektura e Michelangelo dhe rrënojat e antikitetit.Ai kishte thënë që “nuk ka dashur që thjeshtë të lërë gjurmë në arkitekturë si ‘kopjues’” po ashtu ishte tërhequr nga shembujt e Michelangelo mirëpo thekson se” ai që ndjek të tjerët asnjëherë nuk mund që të shkojë përpara” (Francesco Borromini) .Ai nuk parapëlqente barokun klasik dhe tradicional sic e aplikon rivali i tij Bernini ,por kishe bërë kalimin nga arkitektura me elemente klasike në arkitekturë inovative me vija të lakuara dhe me bashkëveprimin e figurave gjeometrike.Borromini dallon nga Gian Lorenzo Bernini dhe bashkëkohësit e tjerë si dhe njihet si një revolucionar ne arkitekturë pasi që krijmet e tij mbështeteshin mbi një sistem kompleks gjeometrik e rrallë herë në proporcionet e trupit të njeriut.Borromini përveq që ishte i interesuar në matematikën e lashtë ,gjeometri si dhe në punën e Galileos , ai ishte mjaftë i interesuar edhe në gjeometrin hyjnore dhe kozmologjine. [5] Krijimet e Borrominit cilësohen me forma komplekse dhe të përdredhura duke vënë në lëvizje dhe duke i dhënë tension arikitekturës së tij,gjithashtu hapësirat ishin të ndërlikuara, ovale e gjeometrikisht jo të rregullta. Ndryshe nga bashkohësit e tij të cilët preferonin ngjyrën e bardhë dhe të arit , Borrominin parapëlqente enterieret monokromatike . Bazuar në veprat e tij, ai cilësohet për kreativitet të lartë , ekstravagancë, si një njeri i pabindur dhe mjaftë guximtar. Shumë vende të Evropës u frymëzuan dhe u ndikun nga arkitektura e Borrominit , por përkundër të gjithave ai nuk ishe i kënaqur me atë që kishte arritur, për një kohë të gjatë vuajti nga depresioni , disa ditë para se të bënte vetëvrasje ai dogji të gjitha skicat të cilat i posedonte .Borromini vdiq në moshën 68 vjecare në vitin 1667 në Romë.[4]
San Carlo alle Quattro Fontane (1634-1648)
editKisha San Carlo alle Quattro Fontane ishte krijmtarija e parë e pavarur e Borrominit dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e arkitekturës së Barokut . Kisha ishte ndërtuar si pjesë e kompleksit te ndërtesave të manastirit në kodrën Quirinal për Trinitarët spanjoll, si një urdhër i dedikuar për lirimin e robërve të krishterë të zënë nga maurët. Borromini u angazhua për ndërtimin e kishës ne vitin 1634 nën patronatin e Kardinalit Francesco Barberinit. Megjithatë projekti kishte mbështetje financiare edhe pse gjatë rrugës kishte hasur në vështirësi të mëdha.[5] San Carlo alle Quattro Fontane ishte një nga tri kishat e cila i ishte dedikuar San Carlos në Romë .Ne kuadër te kompleksit është ndërtesa e manastirit se bashku me hajatin të cilat ishin të ndërtuara në kohën kur filloj ndërtimi i kishës , mirëpo më vonë kur kisha ende nuk ishte përfunduar, pas pesë vite punimesh, ajo i dedikohet San Charles Borromeo ish kryepeshkopit të Milanos. [6] Pozicionimi i objektit në konteks urbanistik është një prej problemeve kryesore me të cilat përballet Borromini pasiqe lokacioni i cili ishte i caktuar për të ndërtuar ishte mjaft i ngushtë dhe ndodhej në kryqëzimin e rrugës ‘ Via Quattro fontane ,e cila u emërtua në bazë të katër fontanave të vendosura në katër këndet e udhëkryqit të cilat ishin ndërtuar me urdhër të Papa Sixtus V .Pasi që njëra nga fontanat ishte e vendosur në pronën e murgjeve , Borrominit duhet te inkorporonte fontanën në murin e jashtëm të fasadës së kishës, e cila po ashtu u emërtua sipas fontanës në kënd. Për sa i përket tipologjisë, ky objekt u ndërtua si objekt kulti për murgjit Trinitare, të cilët gjatë ditës e përdornin si vend i adhurimit, ndërsa kriptin i cili ishte nën pjesën e altarit e përdoren për të djegur të vdekurit, i cili ishte menduar edhe si vendi ku do të varrosej Borromini.
Ndërtimi i objektit zgjati afër 14 vite dhe një pjesë e fasadës u ndërtua pas vdekjes së tij. Edhe pse ishte i detyruar të ndërtonte në një lokacion mjaft të ngushtë ai kishe arritur që me anë të planimetrisë në formë ovale dhe fasadës së valëzuar të krijuar nga muret konkave dhe konvekse të krijojë një model për eksperimentet e ardhshme në kishat barokiene .Planimetria ishte ndërtuar nga një kompleks i ndërthurur i figurave gjeometrike nga rrethi , gjashtëkëndëshi si dhe kryqi Grek, ku fillimisht ishin prerë këndet e kryqit Grek ndërsa forma e gjashtëkëndëshit dhe rrathëve ishin deformuar në bazë të formës së rrugëve, të cilat kufizonin lokacionin duke formuar kështu formën ovale e cila e karakterizion kishën. Kisha brenda është e përbërë prej tri niveleve të dallueshme ,niveli i ulët është ai të cilin e përjetojmë ne si vizitor , niveli i lartë është pjesa e kubit qe paraqet përfaqësimin hyjnor , ndërsa niveli i mesëm paraqitet me anë të kalimit të katër gjysmë kupollave.
[7] Për sa i përket përmbajtjes së kthinave e zonave të caktuara,brendësia e kishës është e jashtëzakonshme dhe komplekse . Në pjesën e poshtme të kishës gjendet altari i vendosur në aksin gjatësor me derën dhe ka dy altare tjera normale me aksin gjatësor . Në pjesën hyrëse paraqiten një palë shkallë spirale të cilat ishin karakteristikë për periudhën e Barokut ku për herë të parë u përdoren nga Borromini , të cilat shpien poshtë në kriptën e murgjeve të Trinitit.I gjithë objekti është ndërtuar me gurë të bardhë të cilët pastaj janë suvatosur. Fasada përmban elemente klasike por të aplikuar në mënyrë inovative me vija të lakuara përkatësisht me forma konkave dhe konvekse , është e zhvilluar në dy etazhe dhe e ndarë në tri gjire me anë të shtyllave të stilit korinth , të cilat në përdhesë duket se janë të ndrydhura në mure, ndërsa kurora e cila mbahet nga këto shtylla është e ndërprerë në mes me një medalion oval duke i dhënë kështu objektit vertikalitet dhe dinamizëm barokien.Në mes të shtyllave gjenden disa shtylla të vogla të cilat kanë kurora të valëzuara dhe formojnë nike , në të cilat janë të vendosura dritaret, një shumëllojshmëri skulptura si dhe dera. Mbi derë është e vendosur figura qendrore e San Charles Borrominit të cilit i ishte dedikuar kisha ,e punuar nga Antonio Raggi ndërsa anash janë statuja e St.Jonh te Matha dhe St.Felix te Valois, themeluesit të urdhërit trinitar. Ndërsa medalioni oval mbahet nga skulpturat e engjujve . [6] Nga forma ovale e planimetrisë fillon struktura e cila përfundon nën kupolën eliptike , me efekte të papritura dhe të panjohura gjerë atëherë në arkitekturë. Një ndër efektet ishte ndriqimi natyror i kishës që sipas Borrominit njihej si “ drita udhëheqëse” .Këtu burimi i vetëm natyror i cili tregon strukturën e kompleksit te kishës duke i rritur perceptimin pavioneve vjen nga fanari me simbolet e Trinitit së shenjtë dhe kubit , aty ku unaza e skalitur e gjetheve fsheh hapësirat dhe drita përhapet deri tek kubet e ndricuara. Në enterier komplekset e elementeve dhe rradhitja e tyre janë të bashkuara nga dicka e përshtatshme për trinitarë – numri 3. Mënyra e Borrominit ‘ tre dhe një së bashku ‘ vërehet në planimetri si dhe prerje po ashtu edhe në grupimin e elementeve në treshe sic janë ato të altareve , kamareve , nikeve . Të gjitha muret janë të bardha , forma konkave dhe konvekse e mureve e bëjnë lehtë të lexueshme enterierin e kishës i cili është tradicional dhe inovativ .Muret janë të stolisura me kolona klasike të cilat sugjerojnë lëvizjen dhe paraqiten si pjesë e strukturës mbajtëse , pasi që në Barok efekti i kolonave ishte vetëm dekorues . Sipër kolonave është entablatura horizontale , mbi gjiret e lakuara të së cilës ngriten katër gjysmë kupolla, mbi të cilat pastaj ngritet kupolla eliptike ndërsa sipër saj gjendet kubi . Dekorimet janë të thjeshta dhe të pakta , ku përmes manipulimit të sipërfaqeve të ngushta si ornament dhe aplikimit te grafikave arrihet efekti i perspektivës, e cila ishte karakterisikë e Barokut dhe Borromini e aplikonte mjaft mirë. [8]
Përmbyllja
editSi përfundim, Kisha e San Carlo alle Quattro Fontane në Romë mbetet një prej veprave dominante që përfaqësojnë periudhën e arkitekturës së barokut megjithëse kocepti i krijimi të saj devijon nga stili tradicional barok i shek. XVII. [9] As vargjet e shkruara në pllakën e meremrit që iu shtua më vonë varrit të tij, as figura e tij në kartën 100 monedhëshe zvicerane nuk do të mjaftonin për të dëshmuar impaktin që pati Borromiminë tërë rrjedhën e arkitekturës së shkeullit XVII duke thyer traditën dhe duke guxuar të sjellë atë që shumë prej arkitektëve të kohës së tij në shkëmbim të një afirmiteti më të madh dhe më të shpejtë nuk do të guxonin të sillnin: ndryshimin në arkitekturën e baroku, tempon dhe dinamizmin, duke krijuar vepra që megjithëse për kohën e tij mund të jenë quajtur kontranveze, janë në fakt sot vepra unike të kësaj periudhe dhe rezultat i një mendje artistike që nuk pranoi të mbetet i kënaqur vetëm me atë që i ofronte koha. Guxojmë të arrijmë ne përfundimin që Borromoni ka menduar për koncepte që më vonë do të ishin fillet bazë për lindjen e modernizmit në arkitekturë, që është liria e krijimit të një stili unik përkundër kopjimit nga arkitektura e mëhershme.[9] Borromini do të mbetet një prej arkitetktëve të paktë të pandikuar nga koha dhe privilegjet që përfitonin arkitektët e rangut të tij, duke besuar gjithmonë në vlerat e pastra të artit dhe duke synuar vetëm diçka: arritja e hyjnores përmes mjeshtërisë së artit për hir të pasionit që kishte për artin dhe arkitekturën e në asnjë mënyrë për hir të reputacionit, gjë që u dëshmua në mënyrë tragjike me djegien e skicave të tij dhe me kërkesën që në epitaf të mos shkruhej emri i tij.
Referencat
edit- ^ Sorabella, Jean. "Baroque Rome, Urbanism and Architecture".
- ^ a b "Baroque architecture".
- ^ a b Sorabella, Jean. "Baroque Rome".
- ^ a b Otto, Christian F. "Francesco Borromini".
- ^ a b Saylor. "Francesco Borromini and His Architecture" (PDF).
- ^ Portoghesi, Paolo. "San Carlo alle Quattro Fontane - Rome" (PDF).
- ^ Hatch, John G. "The Science behind Francesco Borromini's Divine Geometry".
- ^ a b Castelli, Francesco. "Francesco Borromini, Italian architect".