BIOGRAFIA
Prof.Ass.Dr. Fehim Haliti u lind me 6 nëntor 1983. Arsimin fillor e kreu në Podujevë, ndërsa atë të mesëm në Prishtinë.
Studimet në Degën e Stomatologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë I ka përfunduar më 2010. Specializimin nga lëmia e Pedodoncisë e ka përfunduar në vitin 2015.
Në vitin 2011 është angazhuar si asistent në lëndën Pedodonci dhe Stomatogji Preventive, ndërsa në vitin 2012 u zgjodh Asistent i rregullt në lëndën Pedodonci dhe Stomatologji Preventive.
Më 01.10.2018 merr titullin Prof.Ass.Dr. dhe ligjëron lëndët: Stomatologji preventive, Shëndet publik oral, Histori e stomatologjisë dhe Ergonomi stomatologjike.
Më 23 mars të vitit 2018 i ka përfunduar Studimet pasdiplomike, në Degën e Stomatologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, duke e mbrojtur tezën e disertacionit me titull “Hulumtimi I lidhshmërisë së traumës dentale me anksiozitetin dhe agresivitetin te fëmijët me dhëmbë të përhershëm”.
Ka prezantuar punime në takime dhe kongrese profesionale në vend dhe jashtë vendit. Është autor i dispencave për nevoja interne të fakultetit. Është autor i shumë punimeve profesionale dhe shkencore.