Shaban Shala ka lidur në fshatin Letanc të Podujevës me 16 shkurt 1933. Mësimet në shkollën fillore i mori në shkollën fillore të Letancit dhe në Podujevë, ndërsa shkollën Normale e kreu në Prishtinë. Si mësues ka punuar në fshatrat Gurishtë (ish- Lupç i Epërm), Kështjellas (ish-Popovë), Murgull, Pollatë, Dabishevc, Tuxhevc dhe më vonë edhe në Tetovë. Në vitin1949 bëhet antar i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Pas një veprimtarie në kuadër të kësaj organizate në vitin 1952 rrezikohet të burgoset dhe bashk me bashkëveprimtarët Ibrahim Demollin, Shaban Zhijeqin dhe Nuhi Gashin vendosin të ikin për Austri dhe atje të njoftonin opinjonin ndërkombëtar për gjenocidin që zhvillonte pushteti komunist mbi popullin shqiptar, mirpo duke dashur të kalojnë kufirin burgosen në rrethin të Mariborit në Slloveni dhe më vonë i kthejn në burgun e Prishtinës ku gjykata e instaluar serbe e dënon me 1 vit burgë të rëndë bashk me grupin e përbër prej: Sabit Kapiti, Ibrahim Demolli, Xhafer Mehmeti, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Nuhi Gashi, Shaban Zhijeeqi, Hamit Zhitia dhe Jusuf Ismaili. Pas daljes nga burgu detyrohet të shtrihet në spitalin e Nishit dhe Beogradit për të u shëruar nga pasojat e torturave.

Më vonë njihet dhe bashkvepron me veprimtarët Metush Krasniqin, Ali Pecin, Adem Kastratin, Tefik Gecin, Ndue Nikajn, Sejdi Kryeziun, Mehmet Krilevën e shum të tjerë.

Burgoset për të dytën herë me 28 shkurt 1956 në Gjilan bashk me veprimtarët Ali Peci nga Mitrovica, Emrush Lluçkun nga Përlepnica e Gjilanit. Në mungesë provash pas disa muajve konkretisht me 16 qershor 1956 lirohet nga gjyqi i Gjilanit.

Me 28 nëntor 1960 dhe 1961 antarët e kësaj organizate gati në gjitha trevat e Kosovës ngritën flamuj kombëtar me shqiponjë dykrenare, të cilët flamuj i kishte pregaditur vet Shabani me bashkëshorten Sadijen. Flamuri kombtar shqiptar atëher ishte i ndaluar dhe i inkriminuar nga pushteti.

Herën e tretë Shaban Shala burgoset me 27.shtator 1962 së bashku me veprimtarët tjerë si R. Rekaj, Faik Mehmetin, Ali Pecin, Mustafë Kikajn, Sadik Malokun e të tjerë.

Shaban Shala shum herë ishte shprehur se “Robëria për mua është shumë më e rëndë se sa vdekja. Kam vendosur që edhe jetën ta jap për atdhe, gjuhën shqipe dhe për flamurin kombëtar. Një popull që nënshtrohet vdes. Nuk jam as i pari as i mbrami në radhën e qindra veprimtarve që rezistojn për lirin e popullit shqiptar. Është burrëri të qëndrosh dhe rezstosh deri ta arish lirin. Vetëm njeriu i lirë është me plot kuptimin njeri “.

Azem Makolli që ishte në burgë gjat të njëjtës kohë dhe gjat torturës në ditën fatkeqe me 20 janar 1963 kur u mbyt në tortur Shaban Shala, dëshmon se ” dhoma ku na torturonin i ngjante një arene gladiatorësh kurse ne ishim duarlidhur. Shabani u ishte nënshtruar torturave çnjerzore, por ai ishte i panënshtrueshëm, ndëgjonim zërin e tij “Për atdhe, për liri, për gjuhë, për flamur, jeta ime ju qoft falë këtyre idealeve” !!.

Dëshmitarja tjetër që po ashtu në atë kohë ishte në burgun e Prishtinës zonja Hyrije Hana thoshte se Shabanin e mbytën në rrahje e sipër kurse ai brohoriste: “Rroft Shqipëria Etnike, rroft liria, Posht klika e Titos dhe Rankoviqit.”

Në rrethin e Llapit dhe më gjërë Shaban Shala bëhet një mit i respsktuar. Shabani i flamurit, u flijua për flamur gjuhë e liri kombëtare, ishin fjalët e shkurta që thuheshin për te, por që përmbledhnin tër aktivitetin e tij. Ishte e ndaluar kujtimi për te, asnjëlloj përkujtimi ose nderimi nuk lejohej. Në orët e ndryshme letrare me ndonjë varg e simbol asocohej në “Lisin e Llapit” në “Llapin e rrëmbyer” në “Bylbylin e Letancit” etj. por që pak kush arrinte edhe të deshifronte porosit.