Stomaku (gaster) , anatomia e tij .
Te Stomaku dallojmë:
➢pjesën vertikale, e cila përbëhet prej:
▪kardies (pars cardiaca)
▪fundi i stomakut (fundus gastricus/ventricularis) ▪trupi (corpus gastricus/ventricularis)
➢pjesën horizontale ▪(pars pylorica).
Stomaku ka dy faqe:
• Faqen e përparme (paries anterior), me anë të së cilës është në raport me murin e përparmë të kraharorit dhe të barkut, dhe
• Faqen e pasme (paries posterior), me anë të së cilës ka raport me shpretkën, veshkën e majtë, gjëndrën mbiveshkore të majtë dhe pankreasin.
Raportet:
➢Djathtas ka raport me mëlçinë ➢Poshtë me colon transversum ➢Majtas me shpretkën.
te stomaku dallojmë :
Ostium Cardiacum, e cila paraqet vrimes se hyrjes se ezofagut në stomak
• Ostium pyloricum, i përgjigjet vrimës dalëse të stomak, me anë të së cilës komunikon me duodenumin.
Në raport me skeletin e kafazit të kraharorit shtrihet prej nivelit të brinjës së V të majtë, e cila i përgjigjet pikës më të lart të fundusit të stomakut, deri te skaji i përparmë i kërcës së brinjës IX të majtë, ku projektohet pika më e ulët e Antrum Pyloricum. (B5-B9)
• Në raport me shtyllën kurrizore stomaku projektohet prej rruazës X ose XI torakale deri te rruaza e I ose II lumbale. (T10-11—L1-1)
Stomaku ka tri shtresa:
• Te brendshme (tunica mucosa), e cila ka epitel cilindrik,
➢Ka shume Pala/Plika lngitudinale, ndihmojne ne kalimin e lengjeve
➢Ka Foveola Gastricae (ne maje te plikave te rrumbullakta), ku hapen gjendrrat e stomakut
• Te mesme (tunica muscularis), e cila ka tre lloj fije muskulore: - cirkulare(te mesme)Sfinkter
- lognitudinale(siperfaqe)
- oblik(te poshtme)
• Te jashtme (tunica serosa), e cila paraqet fletën viscerale të peritoneumit.
Format e stomakut:
a. Forme cengeli me drejtim oblik (me e shpeshta)
b. Forme draperi
c. Forme dardhe
d. Forme thesi
e. Forme sahati ne rere