User:Mrekullia19/sandbox

Inicialet Kuranore dhe mrekullia e numërit 19 në Kuran Numërimi i inicialeve Kuranore nga http://submission.org/QI#/contents Për herë të parë në histori kemi një shkrim me provë të ndërthurur në brendësi për autorësi hyjnore – hartimin matematikor mbinjerëzor. Kurani karakterizohet me një fenomen të veçantë që nuk është gjetur kurrë në ndonjë libër tjetër: 29 sure kanë parashtesat-inicialet me gërma të ndryshme arabe të “Inicialeve Kuranore,” që përbëhen nga një deri në pesë shkronja për secilën bashkësi. Rëndësia e inicialeve Kuranore mbeti sekret i ruajtur hyjnisht për 14 shekuj. Një shembull se si funksionon kjo mrekulli matematikore, psh, Iniciali Kuranor “K” (Kaf) . Të dhënat e kompjuterit tregojnë që teksti i të vetmeve sure me inicialin “K”, surja 42 dhe surja 50, përmbajnë numrin e njëjtë të K-ve, 57 dhe 57 në secilën sure respektivisht. dhe 57-ta është shumëfish i nëntëmbëdhjetës.19x3=57 ose një shembull tjetër, J. S. (Ja Sin) Këto dy shkronja janë para Sures 36. Shkronja “J” ndodh në këtë sure 237 herë, përderisa “S-ja” (Sin) ndodh 48 herë. Shuma e të dy shkronjave është 285, 19x15. Me të njëjtën mënyrë të gjitha inicialet Kuranore japim shifra që janë shumëfisha të nëntëmbëdhjetës në suret ku ato përmenden si inicializuese.

Tabela ku përfshihen të gjitha inicialet Kuranore dhe ndërlidhja e këtyre inicialeve me nr 19:


ق -NESE NUMEROJME GERMEN "KAF" NE SUREN 50 QE INICIALIZOHET ME "KAF" DO TE SHOHIM SE KJO SURE(50-TA) KA GJITHSEJ 57 GERMA KAF ..DHE 57=19X3


م ح -GERMAT "HA MIM" INICIALIZOHEN NE SHTATE SURE 40,41,42,43,44,45,DHE 46...DHE SHUMA E GERMAVE HA DHE MIM NE KETO SHTATE SURE ESHTE 2147=19X113


ص ع ي ه ك -GERMAT "KAF HA JA AJN SAD" INICIALIZOHEN NE SUREN 19 DHE SHUMA E KETYRE GERMAVE NE KETE SURE ESHTE 798=19X42


س ي -GERMAT "JA SIN" PERMENDEN NE SUREN 36 DHE SHUMA E KETYRE GERMAVE NE KETE SURE ESHTE 285=19X15


ق س ع -GERMAT "AJN SIN KAF" PERMENDEN NE AJETIN E DYTE TE SURES 42 DHE SHUMA E KETYRE ESHTE 209=19X11


ص -GERMA "SAD" PERMENDET NE TRE SURE(7,19 DHE 38) DHE SHUMA E KESAJ GERME NE KETO SURE ESHTE 152=19X8


م س ط ه -GERMAT "HA ,DHE TA HA ,SI DHE TA SIN DHE TA SIN MIM" PERMENDEN NE SURET 19, 20, 26, 27, 28 DHE SHUMA E KETYRE GERMAVE NE KETO SURE ESHTE 1767 =19X93


م ل ا -GERMAT "ALIF LAM MIM " PERMENDEN NE SURET 2, 3, 29, 30, 31, DHE 32 DHE SHUMA E KETYRE GERMAVE NE KETO SURE ESHTE 19874=19X1046


ر ل ا -GERMAT "ALIF LAM RA" PERMENDEN NE SURET 10, 11, 12, 14, DHE 15 DHE SHUMA E KETYRE GERMAVE NE KETO SURE ESHTE 9481=19X499


ر م ل ا -GERMAT "ALIF LAM MIM RA " PERMENDEN NE SUREN 13 DHE SHUMA E KETYRE GERMAVE NE KETE SURE KU ATO PERMENDEN ESHTE 1482=19X78


ص م ل ا -GERMAT "ALIF LAM MIM SAD" PERMENDEN NE SUREN 7 DHE SHUMA E KETYRE GERMEVA ATY ESHTE 5301=19X279


ن -GERMA NUN PERMENDET NE SUREN 68 DHE KA GJITHSEJ 133 PERMENDJE TE GERMES NUN NE KETE SURE 133=19X7


Çfarë thotë Kurani për numërin nëntëmbëdhjetë? Kur'an [74:30] Sipër tij është nëntëmbëdhjetë [74:31] I caktuam engjëjt për të qenë roje Ferri, dhe e përcaktuam numrin e tyre (19-shin) për t’i trazuar mosbesimtarët, për t’i bindur të Krishterët dhe Jahuditë (se ky është shkrim hyjnor), për të forcuar besimin e besimtarëve, për të hequr të gjitha gjurmët e dyshimit prej zemrave të të Krishterëve,Jahudive, si dhe besimtarëve, dhe për t’i ekspozuar ata që ushqejnë dyshime në zemrat e tyre, dhe mosbesimtarët; ata do të thonë, “Çka deshi të thotë Perëndia me këtë alegori?” Perëndia kështu e dërgon në humbje këdo që Ai vendosë, dhe e udhëzon këdo që Ai do. Askush nuk i njeh ushtarët e Zotit tënd përveç Tij. Kjo është vërejtje për njerëzit.


Kjo mrekulli ka edhe disa detaje të tjera përveç inicialeve Kuranore , siç është psh fakti që fraza e njohur Bismilahirrahmanirrahim ka gjithësej 19 gërma arabe , apo Kurani ka gjithësej 114 Sure(kapituj) dhe 114=19x6 Mrekullia e inicialeve Kuranore e bazuar në numërin nëntëmbëdhjetë u zbulua nga Rashad Khalifa në qytetin Tucson të Arizona(Sh.B.A) në vitin 1974. Ai (R.Khalifa) pretendoi se ishte i dërguar i Perëndisë dhe se zbulimi i mrekullisë ishte një shenjë për këtë, duke e ndërlidhur me faktin se në Kuran përmendet 19 herë fjala Rashada , që është fjala rrënjë nga ku del emri Rashad.


DEKLARATË E RASHAD KHALIFËS , NË SHTATOR 1989 NË REVISTËN : "Submission Perspective" , TUCSON , ARIZONA , 1989 USA Rashad Khalifa deklaroi që: Nëpërmjet Ëngjëllit Gabriel, kam qënë i urdhëruar për të bërë këtë njoftim: PASI UNË TË VDES, MILIONA TË BESİMTARËVE do të dinë : Që unë përfaqësoj "Mesian" që çifutët kanë qenë në pritje të tij , për të krishterët ,"Krishtin: që ishin duke pritur, dhe "Mehdiun" që myslimanët janë lutur të vinte ... Unë jam Lajmëtari i Perëndisë i Besëlidhjes [Bibël-Malakia 3:1-8, Kur'an 3:81].


Është fakt se në numërimet e inicialeve Kuranore që përmbanin gërmën alif janë bërë shumë gabime në numërim nga R.Khalifa , por jo nga ato iniciale qe nuk e përmbanin alifin , gjithsesi , sipas numërimeve më të fundit del që edhe inicialet që përmbajnë alifin janë shumëfisha të numërit 19 kur ato numërohen në tog sëbashku në suret që përmbajnë të njëjtin grup inicialesh, faqja http://submission.org përmban një numërim të hollësishëm të inicialeve Kuranore . Është gjithashtu për t'u përmendur fakti që lajmi që solli Rashad Khalifa ishte ndjekja e vetëm Kuranit si burimin e vetëm të ligjit fetar dhe jo të haditheve apo sunës, këtij realiteti ai i qëndroi deri në vdekje ku dhe u vra më 31 janar 1990 nga ekstremistë islamikë.