Rufki Suma.

Rufki Suma i lindur me 15.04.1968 në fshatin Dimcë, komuna e Hanit te Elezit. Rufki Suma, Jurist i Diplomuar. Nga Qershori i vitit 1998 deri në Qershorin e vitit 1999, pjesëtarë i UÇK-së, ka qenë i angazhuar në zonën e luftës të Hanit të Elezit, përkatësisht në Pustenik fillimisht si komandant i njësiteve të para të UÇK-së e më vonë me formimin e Brigadës 164 "Gafurr Loku" Komandant i Brigadës 164. Nga Shtatori i vitit 1999, Komandant i TMK-së, Batalioni 36 i Xhenios në Han të Elezit deri ne shpërbërjen e TMK-së në vitin 2009. Nga Janari i vitit 2009 i emëruar Drejtor i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Han të Elezit. Nga viti 2009-2013 Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit(i pamvarur)mandati i parë. Nga viti 2013-2017 Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit(i pamvarur)mandati i dytë. Nga viti 2017-2021 Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit(i pamvarur)mandati i tretë.