Burimet e të dhënave gjeografike digjitale

edit

1    Të dhënat gjeografike në formë digjitale sot janë pjesë e rëndësishme e bazave të të dhënave në shumë fusha të shkencës dhe veprimtarisë praktike të njeriut. Varësisht nga qëllimi, përdoruesit dhe produkti i një projekti të ndërtuar mbi këto dhëna variojne edhe burimet e krijimit të tyre.

Për këtë arsye ato klasifikohen si a) burime parësore të të dhënave gjeografike digjitale dhe b) burime dytësore të të dhënave gjeografike digjitale (P. Longley.et al, 2005).

Procesi i identifikimit të burimeve të disponueshme është padyshim hapi i parë dhe më i rëndesishëm i cili udhëheq mënyrën se si ky tip të dhenash do të krijohet.

1.1  Burimet parësore të të dhënave gjeografike digjitale bazohen në matje direkte të cilat kryhen në objektet apo fenomenet e interesit në botën reale. Këto matje mund të realizohen për të dy modelet e të dhënave gjeografike digjitale, si atë raster dhe atë vektor.

1.1.1 Në rastin e të dhënave gjeografike digjitale të përfaqësuara në modelin raster burimi kryesor i tyre mbetet padyshim teknologjia e Remote Sensing. Në këtë rast informacioni përftohet si rezultat i matjeve të sasisë së rrezatimit elektromagnetik të reflektuar, emetuar ose shpërndarë nga objektet e hapësirës së interesit. Ky proçes realizohet nga sensorë të vendosur ne platforma të deidkuara e që operojnë përgjatë spektrit elektromagnetik nga gjatësitë valore vizive deri tek ato të mikrovalëve (P. Longley.et al, 2005). Produktet e kësaj teknologjie ofrojnë të dhena gjeografike digjitale në formën e imazheve satelitore dhe fotografive ajrore.

1.1.2 Të dhënat gjeografike digjitale të përfaqesuara në modelin vektor kanë si burim kryesor matjet që kryhen në terren rreth objekteve dhe fenomeve të interesit. Përgjithësisht fokusi është në më matje të cilat ofrojne të dhëna që lidhen me vendndodhjen e tyre dhe zhvillimet e fundit teknologjike e lehtësojnë shumë këtë proçes.

1.2   Burimet dytësore të të dhënave gjeografike digjitale përfaqësohen nga proçesi i krijimit të tyre në dosje të dhënash sipas modeleve raster dhe vektor duke përdorur harta, fotografi ajrore, imazhe satelitore dhe dokumente të tjera të skanuara në format letër ose format digjital. Digjitalizimi në ekran, stereo-fotogrametria apo kalimi i të dhenavë nga matje me GPS (Sistemet e Pozicionimit Global) janë format më të përdorshme për këtë qëllim.

References

edit

[1]

  1. ^ Opadeyi, Jacob; Nizeyimana, Egide (2005-12-22), "Land Use Planning", Encyclopedia of Soil Science, Second Edition, CRC Press, retrieved 2021-12-06