KISHA E SHËN MËRISË SË DRIANOS MBI FSHATIN ZERVAT


NR. I SKEDËS 53


FUSHA ARKITEKTURË


GJINIA OBJEKT KULTI (KISHË)


TIPOLOGJIA OBJEKT KULTI (KISHË)


STATUSI I MBROJTJES Kategori e I (parë)


SIPËRFAQJA E NDËRTIMIT / LARTËSIA E OBJEKTIT S= 90 M2 /L= 7,5 m


SIPERFAQJA E PËRGJ. E RRETHIMIT S=1414,8 M2

Kisha e Shën Mërisë është monument kulture e kategorisë së parë. Ajo daton që nga viti 1569 Manastiri shek.XIX. Është ndërtuar në mal, sipër fshatit Zervat. Siç gjykohet edhe nga rrënojat, ka qenë një nga manastiret më të mëdha të krahinës së Dropullit dhe vizitohej jo vetëm nga banorët e fshatrave të afërta të Dropullit, por edhe nga banorët e krahinës në krahun tjetër të malit. Në gjendjen e sotme, ka mbetur e plotë kisha, një godinë gjysmë e rrënuar në anën jugore dhe një tjetër në anën lindore, si dhe një grumbull I madh rrënojash të pariparueshme në anën veriore dhe perendimore. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi mban kohën e ndërtimit 1569. Ai është I tipit në formë kryqi me kupolë, me përmasa të brendshme 7,20 x 5.80m. Katër kollona të brendshme krijojnë bërthamën qëndrore të mbuluar me kupolë mbi një tambur të ulët. Tamburi mbështetet mbi katër krahët e kryqit, të mbuluara me qemere cilindrike, nga të cilat krahu lindor dhe ai perëndimor janë më të gjatë. Kollonat lidhen me harqe me muret perimetrale, duke krijuar në pjesët këndore bërthama të mbuluara me qemere cilindrike, të cilat hapen ndaj nefit tërthor, pra me aks paralel me aksin gjatësor. Ambienti I altarit , ndahet me një iconostas druri, të mbështetur në çiftin lindor të kollonave. Pjesët përbërëse, bema, proteizisi dhe diakonikoni, përfundojnë me tre apsida të nxjerra jashtë, nga të cilat ajo qendrorja është më e madhe. Naosi lidhet në anën perendimore me narteksin, I cili ëshë pikturuar në vitin 1583. Hapësira e narteksit ndahet në tri pjesë, nga të cilat ajo qendrorja mbulohet me qemer cilindrik, duke theksuar së tepërmi aksin gjatësor të ndërtesës dhe figurativisht drejtimin kryesor të lëvizjes, ndërsa dy pjesët anësore mbulohen me qemere më të ulëta që hapen ndaj pjesës qendrore. Hajati I është shtuar kishës më vonë nga perëndimi, I hapur në pjesën ballore dhe anësore me hapësira të harkuara, pa tavan dhe I mbuluar me çati treujëse. Në gjendjen e sotme kisha është e suvatuar nga jashtë, duke e fshehur strukturën e muraturës. Megjithatë, nga pjesët e zhveshura duket që muratura është e ndërtuar me gurë shtresorë, ka sipërfaqe të rrafshët, ku mungon krejtësisht relievi, madje edhe në faqet e apsidave dhe të tamburit. Çatia është e mbuluar me rrasa guri. Në pamjen e jashtme mbizotërojnë proporcionet e ulëta e të shtrira. Tamburi dhe volume e krahëve të kryqit mezi sa shkëputen nga masa e gjerë e çatisë. Nga ndërtimet e tjera të mbetura të manastirit, me më vlerë janë ndërtesat në anën jugore, lindore si dhe këmbanarja. Ndërtesa jugore është trekatëshe, me dy krahë anësorë të dala përpara ndaj pjesës qëndrore. Hyrja për në manastir, bëhet nga kati përdhe, npm një porte të madhe e të bukur në formë harku, të punuar me gurë të gdhendur. Nga jugu vetëm kati I sipërm ka dritare. Ndërtesa tjetër është ngritur në pikën më të lartë të oborrit , mbi truall shkëmbor, është trekatëshe, me planimetri katrore. Dy katet e sipërme janë përdorur për banim, ndërsa kati përdhe depo. Në afërsi të kishës nga lindja ngrihet këmbanorja, si një bllok masiv në pjesën e poshtme dhe me një hapësirë të harkuar për këmbanën në pjesën e sipërme. Ndërtesat e mësipërme, kanë elemente të shumta decorative e arkitekturore. Muratura është e ndërtuar me gurë shtresorë, të vendosur në radhë të rregullta. Rradhët jo të barabarta dhe sipërfaqet paksa të fryra të gurëve, kanë krijuar një frakturë me reliev, që shmang përshtypjen e ashpërsisë dhe peshës së rëndë të volumeve. Tek konakët , dritaret e mëdha mbulohen me arkitrarë të rrafshët,, mbi të cilën janë ndërtuar harqe, me gurë të skalitur, gurët e kyçeve në formë shigjete. Korniza që përfundon muraturën është e dalë dhe mbahet me konsola të vogla druri. Ndërtesat e manastirit, gjykuar nga teknika e ndërtimit, duhet të jenë të shek XIX. Cilësia e lartë ndërtimore e tyre, dëshmon se në këtë periudhë manastiri kishte arritur fuqi të tillë ekonomike, sa të kishte mundësinë të përballonte ndërtime të kësaj shkalle. Muratura është e ndërtuar me gurë shtresorë, të vendosur në radhë të rregullta. Rradhët jo të barabarta dhe sipërfaqet paksa të fryra të gurëve, kanë krijuar një frakturë me reliev, që shmang përshtypjen e ashpërsisë dhe peshës së rëndë të volumeve. Tek konakët , dritaret e mëdha mbulohen me arkitrarë të rrafshët,, mbi të cilën janë ndërtuar harqe, me gurë të skalitur, gurët e kyçeve në formë shigjete. Korniza që përfundon muraturën është e dalë dhe mbahet me konsola të vogla druri.

Start a discussion with Drejtoria Rajonale e Trashegimive Kulturore

Start a discussion